Artan Fuga ka reaguar me ironi pas deklarimit se kryeministri në takimin e “Bordit për Gazën” shkoi edhe me mbështetjen e opozitës, duke e përdorur votën e saj si shenjë konsensusi. Me tone sarkastike, ai e cilëson këtë si një “sukses” të opozitës në arenën ndërkombëtare, duke vënë në pikëpyetje rolin e saj dhe mënyrën si përdoret vota në politikën e jashtme.
Reagimi i plotë i Fugës:
Urime deputetëve të opozitës për suksesin e kryeministrit në takimin e bordit për Gazën, sepse sikurse e theksoi ai atje shkonte edhe me mbështetjen e opozitës, votën e saj!
Jemi krenar që trupat tona do të mbajnë rendin në Palestinë dhe Gaza, sepse jemi vende me popullsi myslimane, kuptohemi mirë me njeri tjetrin, ata dhe ne shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë!
Pse kush do të përplaset atje me ata që ngrenë krye?
Ndonjë bullgar, polak apo bullgar?
Jo! Nuk bëhet fjalë.
Aq më tepër që ne jemi mësuar ta mbajmë mirë rendin!
Kishte kohë që opozita nuk kishte pasur një sukses kaq të dukshëm në arenën ndërkombëtare!
Urime të sinqerta!







