Ballina Kronika Vrasja e Egli Pashollarit, identifikohet autori! Kamerat e sigurisë filmuan krimin

Vrasja e Egli Pashollarit, identifikohet autori! Kamerat e sigurisë filmuan krimin

109
0

Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes me thikë të Egli Pashollarit pranë ish parkut të Autobusëve në Tiranë, sot rreth orës 15:40.

Mesohet se autori i dyshuar është Gazmend Buçpapa i filmuar nga kamerat e sigurisë.

Sherri mendohet se ka nisur në trotuar, ku Pashollari është sulmuar nga një grup personash. Më pas ai ka ecur 3 – 4 metra tek dera e makinës ku dhe është rrëzuar.

Viktima dyshohet se ishte pjesë e grupit Shullazi dhe ishte person me precedent penalë.

Policia ka marrë në pyetje dëshmitarë që kanë parë konfliktin e ndodhur rreth orës 15:40, në rrugën “Kongresi i Lushnjes”.

31 vjeçari humbi jetën në spital.

-Rreth orës 15:40, dyshohet se gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, është goditur me një mjet prerës shtetasi E. P, rreth 31 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital, informoi  policia.