Ballina Sport Arbeloa pas humbjes: La Liga është e gjatë, besoj te skuadra ime

Arbeloa pas humbjes: La Liga është e gjatë, besoj te skuadra ime

70
0

Trajneri i Real Madrid, Álvaro Arbeloa, ka reaguar pas humbjes ndaj CA Osasuna, duke theksuar se gara për titull mbetet e hapur pavarësisht disfatës.

“La Liga ka shumë ndeshje dhe nuk mund t’i fitosh të gjitha. Unë besoj te lojtarët e mi. Kampionati është ende i gjatë”, deklaroi Arbeloa në konferencën pas ndeshjes.

Tekniku madrilen pranoi se skuadra e tij vuajti ndaj një kundërshtari të vendosur në mbrojtje. “Na mungoi shpejtësia. Kur përballesh me blloqe të thella, duhet të qarkullosh topin shumë shpejt, përndryshe bëhet e lehtë për kundërshtarin të mbrohet.”

Ai shtoi se pavarësisht humbjes, skuadra ka treguar forcë mendore në momente të vështira edhe më parë. “Mendoj se ekipi ka treguar karakter kur kanë ardhur momente të tilla, kur ka pasur humbje si kjo.”

Arbeloa pranoi gjithashtu efikasitetin maksimal të Osasunës: “Dy herë që gjuajtën në portë, shënuan dy gola. Ne nuk zhvilluam një ndeshje të mirë.”

Humbja ndaj Osasunës rrit presionin mbi madrilenët në garën për titull në La Liga, por trajneri mbetet optimist për vazhdimësinë e sezonit..