Ballina Politika Berisha paralajmëron Ramën: Do sulmojmë selitë e PS-së

Berisha paralajmëron Ramën: Do sulmojmë selitë e PS-së

68
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se çdo sulm ndaj selisë së PD-së, siç ndodhi dje me përdorimin e gazit lotsjellës, do të sjellë sulme ndaj selive të Partisë Socialiste në të gjithë vendin.

“Dje është sulmuar selia e PD. I garantoj Ramës se sulmet ndaj selisë së PD do të sjellin sulme ndaj selive të PS në të gjithë vendin. Ndaj hiq dorë nga kjo betejë si kryetar i organizatës kriminale,” tha Berisha, duke shtuar se PD do të përgjigjet “siç e meriton” çdo sulm të tillë.

Berisha komentoi gjithashtu protestën e opozitës dhe një takim të zhvilluar me një delegacion të Parlamentit Europian, duke deklaruar se gjatë bisedës pati pretendime se opozita kishte probleme me integrimin europian, por sipas tij, kryetari i delegacionit i dha “përgjigjen e merituar” dhe e cilësoi Partinë Demokratike dhe drejtuesin e saj si partnerë të besuar.

“Më lejoni t’ju informoj për një bisedë që u zhvillua me delegacionin e PE që erdhi në Shqipëri. Në atë bisedë pati një person të mashtruar, i cili tha se opozita ka probleme me integrimin. Kryetari i këtij delegacioni i ktheu përgjigjen e merituar. Ai tha se PD dhe kryetari i PD janë partnerë të besuar. Ne presim ta hedhim në Lanë këtë kryetar, kapo të organizatës. Këta janë bandë dhe ftoj çdo qytetar të sulmojë çdo maskë. Do të marrin urdhër protestuesit që çdo të maskuar ta zhveshin, ta kenë objekt dhe ta sulmojnë për t’i hequr maskën. Dje kanë përdorur me qindra patronazhistë civilë që ndiqnin demokratët. Edhe ata do të ndëshkohen në vend. Protesta jonë është paqësore. Ata që vijnë për të provokuar do të marrin ndëshkimin siç e meritojnë.”, tha Berisha.