Ballina Sport E pazakontë, Bastoni u fërshëllye në mënyrë të papritur nga tifozët e...

E pazakontë, Bastoni u fërshëllye në mënyrë të papritur nga tifozët e Lecces, regojnë Kolarov dhe Chivu

57
0

Vetëm pak sekonda pas fillimit të ndeshjes së Lecces kundër Interit, Zikaltrit u habitën nga një rrethanë mjaft e pazakontë.

Turma në Via del Mare fërshëllyen mbrojtësin e ekipit mik Alessandro Bastoni në çdo prekje të topit.

Fërshëllimat sigurisht që lidhen me atë që ndodhi javën e fundit: simulimet në ndeshjen Inter-Juventus për kontaktin me Kalulu.

Reagimi nga stoli i Interit ishte i qartë: ndihmëstrajneri Aleksandar Kolarov reagoi në mënyrë më dramatike, duke u kthyer nga tribunat dhe duke i kërkuar tifozëve të Lecces të ndalonin. Reagimi i Cristian Chivu ishte i ndryshëm, pasi ai u habit po aq sa stoli i Zikaltërve, dhe menjëherë iu afrua lojtarit për ta mbajtur të qetë dhe për ta izoluar nga fërshëllimat, të cilat vazhduan për disa minuta në vijim.