Ballina Kronika E rëndë në Kavajë/ 47-vjeçari goditet për vdekje me thikë nga bashkëmoshatari

E rëndë në Kavajë/ 47-vjeçari goditet për vdekje me thikë nga bashkëmoshatari

55
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të shtune në Kavajë, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur me mjet prerës.

Sipas informacionit paraprak, më datë 21.02.2026, rreth orës 14:22, në lagjen nr. 3, shtetasi R. P., rreth 47 vjeç, banues në Kavajë, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasin S. I., po ashtu rreth 47 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, ky i fundit ka ndërruar jetë në spital.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave si dhe dokumentimin ligjor të rastit.