Ballina Europë Gati 2 milionë gjermanë me arsim të lartë në rrezik varfërie

Gati 2 milionë gjermanë me arsim të lartë në rrezik varfërie

62
0

Rreth 1.9 milionë vetë, që kanë kryer studimet universitare, ishin në vitin 2025 në rrezik varfërie. Kjo përbën një rritje prej 350.000 vetësh krahasuar me vitin 2022.

Të dhënat e zyrtare nga Enti Federal i Statistikave të Gjermanisë u publikuan si përgjigje e një kërkese të bërë nga partia Aleanca Sahra Wagenknecht (BSW).

Rritja e të papunëve në radhët e të diplomuarve vjen në një kohë kur numri i tyre në nivel kombëtar arriti në 21 milionë vetë. Edhe të dhënat e Agjencisë Federale të Punës tregojnë se papunësianë radhët e personave që kanë përfunduar studimet universitare u rrit në 3,3%, nga 2,2% që ishte tri vite më parë.

Rreziku për t’u prekur nga varfëria mbetet shumë më i lartë për personat me nivel të ulët ose të mesëm arsimimiFotografi: Bilderbox

Të prekura të gjitha shtresat shoqërore

“Përkeqësimi i gjendjes dhe varfëria prekin tani të gjitha shtresat shoqërore në të gjjitha nivelet e arsimimit” tha Sahra Wagenknecht, themeluese e partisë “Aleanca Sahra Wagenknecht”, duke u bërë thirrje politikanëve të ringjallin ekonominë dhe të mundësojnë lëvizshmëri sociale përmes punës së ndershme.

Megjithatë rreziku për t’u prekur nga varfëria mbetet shumë më i lartë për personat me nivel të ulët ose të mesëm arsimimi. Në vitin 2025 nga 14,3 milionë vetë me kualifikime të ulëta konsideroheshin në rrezik varfërie rreth 4,1 milionë.

Në Gjermani në rrezik varfërie klasifikohet sipas përkufizimit kushdo që fiton më pak se 60% të së ardhurës mesatare, e cila vitin e kaluar ishte 1.446 euro në muaj për një të rritur që jeton vetëm. / DW