Ballina Aktualitet Iu zaptuan pronat, Kisha Katolike u del në krah banorëve të Baks-Rrjollit,...

Iu zaptuan pronat, Kisha Katolike u del në krah banorëve të Baks-Rrjollit, organizon “Udhën e Kryqit”

88
0

Prej rreth 20 ditësh banorët e Baks-Rrjollit vijojnë të protestojnë e të kundërshtojnë ndërtimin e një resorti turistik.

Të gjendur në protestë kundër zaptimit të pronave të tyre, banorët e Baks-Rrjollit në bashkëpunim me kishën katolike kanë organizuar “Udhën e Kryqit’, një ritual që kryhet në periudhën e Kreshmeve, duke i paraprirë Pashkës.

Banorët e Baks-Rrjollit teksa kujtuan sakrificën e Jezu Krishtit u lutën për qetësi dhe drejtësi.

Nga ana e tyre, drejtues të kishës katolike në Shkodër i bëjnë thirrje autoriteteve të drejtësisë të veprojnë me përgjegjshmëri.