Ballina Sport Klubi nga “Old Trafford” po përgatit një goditje të madhe

Klubi nga “Old Trafford” po përgatit një goditje të madhe

52
0

Manchester United është shumë i kënaqur me punën e Michael Carrick, i ardhur pas shkarkimit të Amorim.

Me të në stol, “Djajtë e Kuq” janë ende të pamposhtur: 4 fitore (City, Arsenal, Fulham, Tottenham) dhe një barazim ndaj West Ham. Gjithçka tregon se ai do të vazhdojë edhe sezonin e ardhshëm, ndërsa klubi po planifikon përforcimet verore.

Sipas “Daily Mirror”, klubi nga “Old Trafford” po përgatit një goditje të madhe, duke synuar mesfushorin e Liverpool-it, Alexis Mac Allister, pasi Casemiro do të largohet në fund të sezonit.

Transferimi është i vështirë, pasi argjentinasi ka kontratë deri më 2028 dhe Liverpool pagoi rreth 60 milionë euro për të në vitin 2023, ndërsa rivaliteti mes klubeve e komplikon më tej marrëveshjen.

Manchester United e konsideron atë lider ideal të mesfushës dhe mund të përfshijë lojtarë si Mainoo, Ugarte ose Mount. Nëse realizohet, do të ishte transferimi i parë direkt mes dy klubeve që nga Phil Chisnall në vitin 1964, pra pas 62 vitesh.