Ballina Europë Po planifikonin një sulm terrorist në një qendër tregtare, arrestohen dy 16-vjeçarët...

Po planifikonin një sulm terrorist në një qendër tregtare, arrestohen dy 16-vjeçarët në Francë

48
0

Dy 16-vjeçarë u arrestuan në Francë dhe njëri prej tyre, pranoi se i ndikuar nga xhihadizmi kishte planifikuar një “akt të dhunshëm” që synonte “një qendër tregtare”, njoftoi sonte zyra e prokurorit të antiterrorizmit (Pnat).

I dyshuari si udhëheqës i dyshes kishte ndërmend të “grabiste një armë” dhe pranoi se kishte blerë kimikate për të kryer “teste ndezjeje” në shtëpinë e tij.

Sipas Pnat, dy të miturit u arrestuan të martën dhe janë marrë në paraburgim. Zyra e prokurorit synon t’i ndjekë penalisht për “krijimin e një bande me qëllim përgatitjen e krimeve kundër personave” dhe ka kërkuar që “udhëheqësi” të mbahet në paraburgim dhe 16-vjeçari i dytë të lirohet nën mbikëqyrje gjyqësore. Ky i fundit ishte “në dijeni të planeve të mikut të tij” dhe besohet se ka inkurajuar bindjet e tij të dhunshme dhe radikale.

“Për katër ose pesë vjet, kemi vërejtur se gjithnjë e më shumë të rinj po arrestohen” si të dyshuar për akte terroriste, dhe shumë prej tyre janë nën 20 vjeç ose të mitur, kishte deklaruar Olivier Christian, prokurori i shërbimit antiterrorizëm, në fund të vitit 2025.

“Ata janë kryesisht djem, shpesh e kanë braktisur shkollën”, shtoi kreu i Pnat. “Platforma si TikTok ose Telegram kanë algoritme që kur kërkojnë dhunë ekstreme ati i referojnë në materiale me natyrë xhihadiste, të cilat i bindin se e keqja vjen për shkak të shoqërisë dhe për këtë arsye përgjigja është ta sulmojnë atë.”

Muajin e kaluar, Christian tha se në vitin 2025, 22 të mitur u ndoqën penalisht për raste terrorizmi, një numër që korrespondon me 20% të të gjithë personave të hetuar vitin e kaluar.