Ballina Rajoni Skandal në Greqi/ Shqiptari abuzon s*ksualisht me 25-vjeçaren me aftësi të kufizuara,...

Skandal në Greqi/ Shqiptari abuzon s*ksualisht me 25-vjeçaren me aftësi të kufizuara, shpallet në kërkim

68
0

Një shtetas shqiptar është shpallur në kërkim, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë 25-vjeçare me aftësi të kufizuara në Greqi dhe gjithashtu dyshohet se ka ngacmuar edhe motrën e saj binjake.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kypseli dhe nëna e vajzave ka bërë denoncimin në Polici. Madje ajo ka ndjekur me thikë në dorë autorin e dyshuar, pak pasi pa në kamera dhe zbuloi ngjarjen e rëndë. Por i dyshuari mundi të arratisej para se të mbërrinin forcat e policisë.

Pas një raportimi nga nëna e saj, e cila dyshohet se e ka parë incidentin përmes kamerave brenda shtëpisë, nisën edhe hetimet e menjëhershme. Nëna e pa vajzën e saj duke qarë, u kthye në shtëpi dhe e ndoqi autorin me thikë, por ai arriti të arratisej.

“Autori i dyshuar është një burrë me origjinë shqiptare, i cili dyshohet se e ndihmoi nënën me pazarin dhe jeton në të njëjtën zonë. Sipas të njëjtave informacione, vajza ka edhe një motër binjake, gjithashtu me aftësi të kufizuara. Njëra nga dy vajzat dyshohet se ka pësuar abuzim seksual, ndërsa autori dyshohet se është përpjekur të sulmojë të dytën pa arritur, sipas informacioneve të deritanishme, të përfundojë aktin e tij të shëmtuar”, informon “Protothema”.

Dy vajzat janë dërguar në spital për ekzaminime mjekësore, ndërsa nëna ndodhet në Stacionin e Policisë duke dhënë një deklaratë.

Autoritetet janë në kërkim të autorit të dyshuar shqiptar.