Specialistët për qarkullimin rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit;
-A. S., 30 vjeç, banues në Kullë-Sukth, i cili është konstatuar në lagjen nr. 1 Durrës, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, si pasojë është përplasur me 5 automjete të parkuara, të cilat patën vetëm dëme materiale.
-E. D., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 8 Durrës, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka goditur një motomjet, ku pati vetëm dëme materiale.
-K. L., 29 vjeç, banues në Durrës, i cili është konstatuar në rrugën “Miqësia”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Gjithashtu referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve;
-L. S., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi në rrugën “Aleksandër Goga”, është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
-Ndërkohë gjatë patrullimit me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit i bënë shenjë ndalimi, drejtuesit të një automjeti që e konstatuan në aksin rrugor “Tiranë-Durrës”, duke përdorur celularin.
Për të shmangur masën administrative për këtë shkelje, drejtuesi i automjetit, shtetasi R. M. iu ka ofruar punonjësve të Policisë, 2000 lekë.
Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. M., për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.







