Ballina Kronika DURRES/ Policia arrestime, procedime, shpallje në kërkim për vepra të ndryshme penale

DURRES/ Policia arrestime, procedime, shpallje në kërkim për vepra të ndryshme penale

75
0

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit;
-J. Ll., 17 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka gërvishtur me mjet prerës, shtetasin D. D., 19 vjeç, banues në Durrës, i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore është larguar në banesë.
-E. D., 44 vjeç, banues në Durrës, administrator i një kompanie, pasi në Spitalin Rajonal Durrës është paraqitur shtetasi egjiptian M. N., 34 vjeç, banues në Egjipt, i cili dyshohet se ka rënë nga lartësia gjatë kryerjes së punimeve për llogari të kësaj kompanie. Si pasojë, ai ka pësuar dëmtime në këmbë jashtë rrezikut për jetën.
-Sh. F., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se i ka marrë celularin shtetases G. T.

Po ashtu referuan materialet në Prokurori, ku u proceduan penalisht shtetasit;
-Y. R., 27 vjeç, banues në Xhafzotaj, pasi ka prishur qetësinë publike, duke shkaktuar zhurma akustike nëpërmjet marmitës së automjetit të tij.
-Y. D., 29 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se ka vjedhur një automjet, në zonën e Kënetës, në pronësi të shtetases M. A.
-L. K., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë monetare (80.000 lekë), në banesën e shtetases B. J., në lagjen nr. 17 .
-M. M., 26 vjeç, dhe F. K., 36 vjeç, banues në Durrës. Gjatë një kontrolli të ushtruar në lagjen nr. 15 , në lokalin e shtetasit M. M., u konstatua se ushtrohej aktivitet i paligjshëm i lotarive sportive nëpërmjet celularëve të këtyre dy shtetasve , të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori,ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetases M. L., 51 vjeçe, banuese në Durrës, se ka rilidhur energjinë elektrike dhe ujin e pijshëm ndërkohë që kontrata ka qenë e pezulluar, duke shmangur faturimin e energjisë elektrike dhe ujit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve:
-A. D., 34 vjeç, banues në Kavajë, pasi ka kallëzuar ish-bashkëshortja e tij e cila është e pajisur me Urdhër-Mbrojtje, se ky shtetas nuk respekton Vendimin Penal të Gjykatës, dhe ushtron dhunë psikologjike ndaj saj.
-G. Sh., 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.
-E. D., banues në Elbasan , i cili është konstatuar duke kryer punime në tejkalim të lejes së dhënë, në një subjekt në Spille.