Ballina Sport James Milner është rekordmeni i ri i Premier League me 654 paraqitje

James Milner është rekordmeni i ri i Premier League me 654 paraqitje

64
0

Mesfushori 40-vjeçar bëri histori në ndeshjen kundër Brentford, ku arriti 654 paraqitje.

Dy javë më parë ai kishte hyrë si zëvendësues dhe ato pak minuta i lejuan të arrinte veteranin Gareth Barry në krye, të dy me nga 653 paraqitje në Premier League.

Fabian Hurzeler tani e dinte se lojtari i tij më me përvojë ishte një hap larg shkrimit të historisë dhe këtë herë nuk e mbajti atë në fillim të ndeshjes pranë tij në stol, por i dha James Milner fanellën titullar në mënyrë që ai të mund ta shijonte siç duhet arritjen e tij historike.

Që nga viti 2002, kur debutoi në ligën më të mirë të futbollit në botë,

Milner ka luajtur pandalim në këtë kampionat dhe tani pyetja është se deri kur mund të luaj ai në një prej ligave më të forta dhe më të vështira në botë. Dhe ajo që Milner u sigurua të bënte sot ishte… të stamponte rekordin e ri në këpucët e tij…