Ballina Kronika Në kërkim nga Italia për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale,...

Në kërkim nga Italia për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 34-vjeçari

73
0

Vijojnë kontrollet dhe operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Operacionalja”.

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike.

Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në vijim të punës gjurmuese për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Shkodër, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Operacionalja 83”.

Në kuadër të operacionit, në qytetin e Shkodrës, u bë i mundur lokalizimi, identifikimi dhe arrestimi i shtetasit Syrgen Haxhija, 34 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, për ekzekutimin e urdhrit për zbatimin e masës së sigurisë personale “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Milanos, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.