Ballina Politika Projekti TID në Durrës/ Rama do tu prishë shtëpitë banorëve: Po keqinterpretohet!...

Projekti TID në Durrës/ Rama do tu prishë shtëpitë banorëve: Po keqinterpretohet! Është detyrim ndërkombëtar

41
0

Kreu i Rilindjes Edi Rama duket se nuk ka ndërmend të marrë parasysh asnjë kërkesë të banorëve të Durrësit që kanë muaj që protestojnë kundër një projekti që u prish shtëpitë e tyre dhjetravjeçare.

Rama gjatë recitimit të tij në Podkastin “Flasim” tha se projekti TID në Durrës po keqinterpretohet. Ndërkohë që banorët kanë kërkuar dhe mbrojtur të drejtat e tyre  me protesta të vazhdueshme por pa marrë asnjë herë zgjidhje.

Deklaratat e sotme të Ramës mbyllin çdo shteg që banorët të marrin të drejtën e tyre.

Rama: Projekti i rijetëzimit të zemrës historike të Durrësit po shoqërohet me keqinterpretime dhe keqinformime që nuk kanë të sosur, ndërkohë që realizimi i tij është me natyrë strategjike për të ardhmen e qytetit të vjetër mesdhetar dhe të Shqipërisë Europiane si një destinacion i rëndësishëm turistik në Mesdhe.

Zona Arkeologjike A ku do të marrë jetë projekti, nuk është një hapësirë e zakonshme urbane dhe çdo debat pronash mbi atë zonë nuk duhet të dalë nga korniza e faktit themelor: Ajo zonë është pronë e thesarit të trashëgimisë sonë kombëtare dhe pjesë e trashëgimisë botërore. Amfiteatri Romak, Forumi Bizantin, Termat Romake janë monumente të qytetërimit europian, jo thjesht monumente të regjistrit tonë kombëtar të trashëgimisë. Objektivi për hyrjen e kësaj zone në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s e çon këtë projekt përtej dimensionit kombëtar. E bën një detyrim ndërkombëtar.

Propaganda e Ramës për të mbyllur projektet e tij të dyshimta, janë edhe më shumë të dyshimta kur ai nxjerr në pah edhe detyrimin ndërkombëtar. Asnjë institucionin i huaj, as kulturor, as arkeologjik, as turistik nuk i ka kërkuar Ramës tu prishë shtëpitë banorëve, tu marrë pronën për të zhvilluar një projekt që kundërshtohet ashpër nga banorët e zonës.