Ëndrra e Al Nassr për të arritur në krye të klasifikimit është më e lehtë me Cristiano Ronaldon në fushën e blertë. Në ndeshjen e luajtur të shtunën, kundër Al Hazem, ylli portugez bëri sërish një performancë të shkëlqyer, duke shënuar dy gola dhe dominuar ndeshjen që nga fillimi. Kjo fitore e jashtëzakonshme në shifrat 4-0 e vendos Al Nassr në krye pas barazimit të Al Hilal.
Ishte paraqitja e dytë e CR7 në fushë që nga përplasja e tij me klubin dhe drejtuesit e ligës, ku duket se pas atij episodi rebelimi, vetëm golat janë gjithcka që ai ka në mendje. Tre gola në dy takimet e fundit ka shënuar Ronaldo, duke e çuar totalin e tij në 964 finalizime ndërsa qëllimit i tij personal është kuota e 1 mijë golave. Cristiano bashkë me shokët e skuadrës kanë fituar 10 ndeshje radhazi, duke barazuar suksesin historik të arritur në fillim të këtij sezoni, dhe duke i lejuar yllit portugez të ëndërrojë titullin e tij të parë me fanellën e Al Nassr.







