Ballina Lifestyle Shuhet në moshën 75-vjeçare legjenda e Salsës!

Shuhet në moshën 75-vjeçare legjenda e Salsës!

51
0

Legjenda e muzikës salsa, Willie Colón, një nga figurat më ikonike të lëvizjes “Nuyorican” dhe të muzikës latine, ndërroi jetë sot në moshën 75-vjeçare, konfirmoi familja e tij përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

Kohët e fundit, Colon po merrte trajtim mjekësor për shkak të komplikacioneve respiratore. William Anthony Colón Román, i lindur më 28 prill 1950 në South Bronx të Nju Jorkut, ishte një poet, kompozitor, folklorist, trombonist, producent dhe drejtor muzikor.

Gjatë karrierës së tij, Willie Colón publikoi mbi 40 albume, fitoi nëntë çmime “Gold Records” dhe pesë çmime “Platinum Records”, dhe shiti më shumë se 8 milionë kopje në mbarë botën.

Ai bashkëpunoi me artistë të shquar si, Rubén Blades, Héctor Lavoe dhe Celia Cruz, dhe u nominua tetë herë për çmime “Grammy” në kategorinë e muzikës tropikale.