Ballina Kuriozitete Skaneri zbulon fetus të kalcifikuar 30-vjeçar në trupin e një gruaje 73-vjeçare

Skaneri zbulon fetus të kalcifikuar 30-vjeçar në trupin e një gruaje 73-vjeçare

85
0

A keni dëgjuar për fenomenin e rrallë mjekësor të njohur si “lithopedion”, ku një fetus vdes në mitër dhe kalcifikohet me kalimin e kohës?

Më 25 qershor, “Non Aesthetic Thing” me 4,8 milionë ndjekës, ndau në platformën X një “skaner CT të një fetusi të kalcifikuar” dhe tha se ai kishte qenë prezent për rreth 30 vjet.

Postimi i “Non Aesthetic Things”, i shoqëruar me skanerin CT, lexonte: “Ky skaner CT i përket një gruaje 73-vjeçare, tek e cila mjekët zbuluan një fetus të kalcifikuar 30-vjeçar.”

Prania e një fetusi të kalcifikuar për 30 vjet është një fenomen i rrallë, që mund të japë njohuri të vlefshme për profesionistët e mjekësisë.

Në mënyrë interesante, që në vitin 2013, “ABC News” raportoi se një grua kolumbiane 82-vjeçare u trondit kur shkoi tek mjeku për dhimbje të legenit dhe iu tha se dhimbja shkaktohej nga një fetus ‘gur’ 40-vjeçar.

Dr. Kim Garcsi nga “University Hospitals Case Medical Center” në Cleveland, u citua duke thënë se “gjendja ishte kaq e rrallë, sa është regjistruar vetëm rreth 300 herë në literaturën mjekësore”.

Dr. Garcsi shpjegoi se lithopedioni krijohet kur shtatzënia formohet në bark dhe jo në mitër.

Kur shtatzënia dështon, zakonisht sepse fetusi nuk ka furnizim të mjaftueshëm me gjak, trupi nuk ka mënyrë për ta nxjerrë atë.

Si pasojë, trupi e shndërron fetusin në gur, duke përdorur të njëjtin proces imunitar që mbron trupin nga çdo objekt i huaj i zbuluar në sistemin e njeriut.

Dr. Garcsi tha se mund të duket e çuditshme, por ky proces përdoret vazhdimisht në trup për të ruajtur shëndetin.