Ballina Bota Trump zbulon planin: Do të dërgojmë një spital lundrues në Groenlandë

Trump zbulon planin: Do të dërgojmë një spital lundrues në Groenlandë

53
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se po punon me Guvernatorin e Luizianës, Jeff Landry të cilin e ka emëruar si të dërguar të posaçëm për Groenlandën, për të dërguar një spital lundrues në ishull.

Trump ka shprehur vazhdimisht qëllimin e tij për të fituar kontrollin e Groenlandës, e cila është një territor autonom i Mbretërisë së Danimarkës.

Presidenti i SHBA-së zbuloi planin e tij nëpërmjet një postimi në platformën “Truth Social”.

“Në partneritet me Guvernatorin fantastik të Luizianës, Jeff Landry, ne do të dërgojmë një spital lundrues në Groenlandë për t’u kujdesur për shumë njerëz që janë të sëmurë dhe nuk marrin kujdes atje. Është duke ardhur!!!”, shkruan Trump.