Sali Berisha thotë se afera me Agjencinë Kombëtare Shtetërore të Informacionit (AKSHI) është një nga më të rëndat në historinë e Evropës.
Sipas tij, nëse në aferën e Ballukut janë vjedhur taksat e shqiptarëve, me AKSHI-n janë vjedhur të dhënat e të gjithë qytetarëve.
Ai deklaroi në konferencë me gazetarët, se AKSHI tejkalon çdo lloj krimi, ndërsa theksoi se fokusi i protestës së radhës do të jetë jo vetëm tek Balluku, por edhe tek Rama.
“Nëse në aferën Rama Balluku janë vjedhur taksat e shqiptarëve, në aferën e AKSHI-t janë vjedhur të dhënat personalë të shqiptarëve.
AKSHI është afera më e pashembullt në historinë e Evropës, janë vjedhur të gjitha të dhënat.
Ndaj dhe nuk bëhet fjalë që ne të kemi objekt… e kemi Lubinë, por kryesori është Edi Rama. Çështja më madhore është AKSHI.
AKSHI tejkalon çdo lloj krimi, e kuptoni çdo të thotë të vjedhësh të dhënat e shqiptarëve nga telefoni, kontot bankare, çdo gjë çdo gjë. Ndaj dhe kryengritja thirret për Edi Ramën, si kreu i organizatës kriminale”.







