Ballina Kosovë Deklarata e Ramës për liderët e UÇK-së, reagon Gjykata e Hagës

Deklarata e Ramës për liderët e UÇK-së, reagon Gjykata e Hagës

106
0

Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, Holandë, nuk pranojnë të komentojnë deklaratën e kryeministrit Rama, bërë në Bordin e Paqes, pak ditë më parë. Interesimit të MCN TV, Dhomat e Specializuara iu përgjigjën:

“Dhomat e Specializuara janë plotësisht të përqendruara në zbatimin e mandatit të tyre për të siguruar gjyqe të drejta, të paanshme dhe të sigurta. Ne nuk komentojmë deklaratat e bëra nga figura politike ose figura të tjera.”

Javën e kaluar, në takimin e parë të Bordit të Paqes, që u mbajt më 19 shkurt, kryeministri Rama u ndal te procesi që vijon në Hagë ndaj 4 ish-krerëve të UÇK-së.

Rama theksoi se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte arrestuar pak përpara se të nisej në Uashington, ku do të nënshkruhej marrëveshja me Serbinë e propozuar nga presidenti Trump, e për më tepër kjo “u bë nga ai prokuror sikar (Jack Smith) që përndoqi edhe vetë presidentin Trump dhe për këtë u bë i famshëm botërisht.”