Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin V. K. alias V. H., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur duke vjedhur kabllo elektrike në një objekt të pabanuar në lagjen nr. 1. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë muajit shkurt, ka vjedhur një shumë parash në një dyqan dhe disa orendi në një banesë.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. G., 35 vjeç, banues në Fllakë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me shuplakë një 22-vjeçar.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin T. Ç., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin çek M. B., 51 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti u dëmtuan lehtë drejtuesi i automjetit dhe 3 pasagjerë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen M. K., 34 vjeçe, banuese në Qerret, Kavajë, pasi ka kallëzuar shtetasi K. B., se ajo i ka vjedhur një shumë parash.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.







