Analisti dhe Drejtori i Përgjithshëm i televizionit “ABC NEWS” Sokol Balla, është paraqitur sot (23 shkurt) në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, për tu marrë në pyetje lidhur me hetimet që po zhvillohen ndaj ish-bashkëshortes së tij, Belinda Balluku.
Burime për Syri bëjnë me dije se Balla është ftuar nga prokurori Dritan Prençi, dhe po merret në pyetje si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes. Sokol Balla, më parë ka qënë bashkëshorti i Belinda Ballukut.
Megjithëse ata kanë qënë të divorcuar, marrëdhënia e tyre ka pasur vijueshmëri. Nga kjo marrëdhënie Sokol Balla dyshohet se ka përfituar disa pasuri të dyshimta, nga biznesmenë të ndryshëm në Tiranë, që përfitonin tendera nga Belinda Balluku.







