Marco Baroni nuk është më trajner i Torinos. Klubi nga Torino bëri të ditur lajmin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Klubi i Futbollit Torino njofton se ka liruar Marco Baronin nga detyrat e tij si trajner i Ekipit të Parë. Klubi falënderon trajnerin dhe stafin e tij për përkushtimin dhe integritetin e treguar”- shkruan klubi.
Torino ka vonuar dhe ka gjetur pasuesin. Roberto D’Aversa është emëruar në vendin e Baronit.
“Klubi i Futbollit Torino ka kënaqësinë të njoftojë se ia ka besuar menaxhimin e Ekipit të Parë trajnerit Roberto D’Aversa. Trajneri ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2026”- shkruan Torino. Kujtojmë që te kjo skuadër luan mbrojtësi i kombëtares, Ardjan Ismajli.







