Ish-zëvëndëskryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi është vetëdorëzuar mëngjesin e sotëm pranë pikës kufitare Bllacë, dhe menjëherë është prangosur.
Njoftimi është bërë nga Ministria e Brendshme e vendit në të cilin thuhej: “Më 23.02.2026 në ora 06:10 minuta në hyrje të republikës së Maqedonisë së Veriut në vendkalimin kufitarë Bllacë u paraqit Artan Grubi, i lindur më 07.06.1977 me masën “Arresto”. Personi në fjalë është privuar nga liria për veprime të mëtjeshme”
Kujtojmë se Grubi është i përfshfshirë në hetim pasi akuzohet për “shpërdorim detyre”, korrupsion dhe shkelje të procedurave të prokurimit publik, në kuadër të rastit që ka të bëjë me funksionimin dhe kontratat e Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë së Veriut.







