Ballina Aktualitet Protestoi dhe u arrestua për tokën e saj, Apeli njeh Luçiana Kokajn...

Protestoi dhe u arrestua për tokën e saj, Apeli njeh Luçiana Kokajn si pronare legjitime të truallit në Rrjoll

69
0

Prej javësh tashmë vijojnë përplasjet e vazhdueshme mes banorëve të Baks-Rrjollit dhe policisë, për shkak të ndërtimit të një resorti luksoz.

Por mesa duket banorët janë duke parë “dritë në fund të tunelit”, kjo pasi Gjykata e Apelit në Tiranë ka njohur Luçiana Kokajn, banore në zonën e Rrjollit si pronare legjitme të një toke rreth 150 hekatrë, në pronësi të fisit të saj.

“Gjykata e Apelit sapo na ka njohur një prej fiseve që jena bashkëpronarë në këtë truall këtu, sapo ka dhënë vendimin që ata janë pronarët legjitimë, dem baba dem, gjë që shkon automatikisht edhe për fiset e tjera” është shprehur ajo.

Teksa më tej ka shtuar se i bën thirrje prokurorisë së Shkodrës që të hetojë dhe t’u japë të drejtë, duke theksuar se vetë baonrët i kanë dërguar dokumentet e falsifikuara të kompanisë ndërtuese.

“Kjo është drita e parë jeshile nga drejtësia shqiptare që po flet për neve, jemi të bindur që edhe institucionet e tjera të drejtësisë do vazhdojnë dhe do i japin zë të drejtës.  Një thirrje kam për prokurorinë e Shkodrës, ju lutem merrni dosjen, kontrolloni dokumentat e falsifikuara, që ne ua kena pru gati, merrni një ekspert bëjeni të ligjshme dhe na jepni të drejtën tonë, mos na lini këtu me u përball me policat se ndoshta shumë prej tyre janë vëllezërit tanë dhe ne jemi në vështirësi në këtë moment” është shprehur ajo.

Rasti i Luçianës nuk është i panjohur, kjo pasi ajo u arrestua më 18 shkurt së bashku me disa protestues së tjerë. Ajo njihet tashmë për faktin se është aktive në protestat e vazhdueshme të banorëve të Rrjollit.

Luçiana është nënë e një djali 2-vjeç, ajo u rikthye nga jetesa që kishte ndërtuar në Itali për të “luftuar” për tokën që i takon fisit të saj. E me sa duket më në fund për të e për banorët e tjerë ka një fije shprese, me njohjen që i është bërë nga Gjykata e Apelit.