Ballina Sport Slot lavdëron talentin 17-vjeçar: Ai ka potencial të jashtëzakonshëm

Slot lavdëron talentin 17-vjeçar: Ai ka potencial të jashtëzakonshëm

60
0

Trajneri i Liverpool, Arne Slot, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e talentit të ri Rio Ngumoha, pas fitores minimale 1-0 në udhëtim ndaj Nottingham Forest.

Ngumoha u aktivizua për rreth 20 minuta në vend të Mohamed Salah, në një moment kur “The Reds” kërkonin golin e fitores.

Pas ndeshjes, Slot vlerësoi potencialin e jashtëzakonshëm të 17-vjeçarit.

“Ai ka potencial të jashtëzakonshëm. Përndryshe, në moshën 17-vjeçare nuk do të luante kaq shumë minuta në Premier League, e aq më pak te Liverpooli. Nuk besoj se ka ndonjë 17-vjeçar tjetër që ka luajtur kaq shumë këtë sezon në Premier League sa ai”, tha Slot.

Tekniku holandez shtoi se edhe nëse krahasohet me lojtarë 18 apo 19-vjeçarë, Ngumoha qëndron shumë lart për nga minutazhi dhe besimi që i është dhënë.

Slot vlerësoi edhe aspektin fizik të lojtarit të ri, duke theksuar se ai po përballet me kundërshtarë shumë më të rritur në moshë.

“Ai po bëhet më i fortë. Përveç momentit kur pati atë situatë një kundër një, kishte edhe disa raste të tjera ku tregoi se di të qëndrojë fort në këmbë. Kjo është thelbësore, sepse përballesh me lojtarë 25, 26, 27 apo 28-vjeçarë. Fakti që ai e bën këtë në moshën 17-vjeçare tregon shumë për talentin e tij”, pohoi ai.