Ballina Europë 5 ditë i bllokuar në mjet, gjendet i gjallë shoferi i aksidentuar...

5 ditë i bllokuar në mjet, gjendet i gjallë shoferi i aksidentuar në Francë

63
0

Një shofer 48-vjeçar është shpëtuar pasi mbeti i bllokuar në makinën e tij për pesë ditë, pasi ra në një përrua në rajonin Ardeche të Francës. Më 21 shkurt, një grup gjuetarësh që ndodheshin në zonë për të gjuajtur derra të egër e gjetën shoferin.

 “Ai ishte ende brenda, shumë i dobët, por ishte i vetëdijshëm”, tha një nga gjuetarët, duke përshkruar momentin kur u gjet.

Pasi gjuetarët e njoftuan, zjarrfikësit nxituan në vendngjarje.

Dymbëdhjetë shpëtimtarë u përpoqën për disa orë për të liruar shoferin, i cili u dërgua më pas në një spital në Lyon. Burri i plagosur, i cili jeton në rajonin Allier, ishte raportuar i zhdukur në polici dhe është plagosur rëndë, por është jashtë rrezikut.