Gjykata e Posaçme këtë të martë ka marrë vendimin dhe ka dënuar me nga 3 vite burg dy ish-inspektorët e IKMT-së, Klajdi Zhilla dhe Geraldo Fuçien të cilët akuzohem për korrupsion.
Në aplikim, gjykimit të shkurtuar atyre iu zbret në 2 vite burg. Gjykata vendosi që të pezullojë burgun duke i dënuar me kusht që për 2 vite të mbajnë kontakt me shërbimin e provës.
Sipas SPAK, ata akuzohet se janë përfshirë në një rast korruptiv, ku i kanë kërkuar një pronari lokali vlera monetare që të mos i hiqte tendën.







