Ballina Rajoni Alarm për bombë në shkollat fillore dhe të mesme në Tetovë, policia...

Alarm për bombë në shkollat fillore dhe të mesme në Tetovë, policia në terren, evakuohen nxënësit

59
0

Sërish alarm për bombë në Tetovë. Autoritetet kanë njoftuar se mëngjesin e sotëm janë regjistruar alarme për bomba në shkollat fillore dhe të mesme të Tetovës.

Ekipet e Policisë janë në terren, ndërsa nxënësit sipas protokollit, janë larguar nga shkollat.

Kujtojmë se alarme për mjete shpërthyese në shkolla pati edhe gjatë ditës së djeshme, në shkolla fillore dhe të mesme në Shkup dhe Tetovë, por që rezultuan të jenë alarme të rreme.