Ballina Lifestyle Kate Moss shkëlqen në sfilatën e Burberry në London Fashion Week

Kate Moss shkëlqen në sfilatën e Burberry në London Fashion Week

43
0

Shfaqja e Burberry në kuadër të London Fashion Week tërhoqi një mori yjesh të njohur, teksa u zhvillua në ambientet ikonike të Old Billingsgate të hënën në mbrëmje.

Atmosfera ishte elektrizuese, me të ftuar nga bota e modës, filmit dhe televizionit që u mblodhën për të parë nga afër koleksionin e ri Vjeshtë/Dimet 2026 të shtëpisë prestigjioze britanike.

Në rreshtin e parë spikati supermodelja legjendare Kate Moss, e cila iu bashkua emrave si Marisa Abela dhe Simone Ashley, e njohur për rolin e saj në serialin hit Bridgerton, shkruan “Daily Mail”

E veshur me një fustan të hollë sateni (slip dress) të kombinuar me një pallto të zezë klasike trench, 52-vjeçarja Kate dukej në formë të shkëlqyer, duke rikujtuar pse mbetet një nga ikonat më të mëdha të modës ndër vite.

Ajo pozoi me vetëbesim përpara kamerave, duke dhuruar elegancë dhe karizëm në çdo fotografi.

Shfaqja e Burberry-t prezantoi një koleksion që ndërthurte traditën britanike me elemente moderne, me prerje të strukturuara, tekstura luksoze dhe nuanca të errëta tipike për sezonin e ftohtë. Eventi konfirmoi edhe një herë statusin e markës si një nga emrat më të rëndësishëm të industrisë globale të modës.