Ballina Politika Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Zbulohet data kur Rama pritet ta diskutojë...

Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Zbulohet data kur Rama pritet ta diskutojë me Grupin Parlamentar

71
0

Zbulohet data e mbledhjes të Grupit Parlamentar Socialist nga ku do të vendoset qëndrimi përfundimtar i maxhorancës për kërkesën e SPAK drejtuar kuvendit për marrje autorizim për arrestimin e Belinda Ballukut.

Dy burime nga Grupi Parlamentar socialist thanë se deputetët janë njoftuar për të marrë pjesë në mbledhje të Enjten ora 11.

Vendi i zgjedhur për këtë mbledhje pohojnë të njëjtat burime është Pallati Brigadave.

Një ditë më parë pas mbledhjes të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit Taulant Balla paralajmëroi se do të jetë mbledhja më e parë e grupit që do të vendosë për kolegen e tyre Belinda Balluku.

Mësohet se nga diskutimet e mëtejshme të anëtarëve socialistë në Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit lanë të kuptohet se mjafton masa e pezullimit e cila po zbatohet prej zonjës Balluku.