Ballina Kronika Kush është polici i komisariatit numër 5 në Tiranë që u kap...

Kush është polici i komisariatit numër 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

90
0

Një vlerë prej 1 milion eurove të fshehura në një hapësirë të improvizuar brenda një furgoni janë gjetur nga zyrtarët e Doganës dhe policët kufitarë në Merdarë.

Mediat e Kosovës kanë dhënë detaje në lidhje me personat e dyshuar të cilët po futnin brenda Kosovës 1 milion euro të padeklaruara te autoritetet doganore.

Të dyshuarit janë Ahmet Kaziu, polic në radhët e Policisë së Shtetit, konkretisht në Komisariatin numër 5 në Tiranë, Ardit Laska dhe Etnik Ahmaxhokaj.

Të tre këta janë ndaluar fillimisht për një kontroll nga Dogana e Kosovës ndërsa nga pajisjet dixhitale me rreze X është hasur në disa dyshime për mjete monetare të fshehura brenda një furgoni.