Ballina Dossier Letra e Andreottit për Tiranën në 1985. Përballja me regjimin për azilin...

Letra e Andreottit për Tiranën në 1985. Përballja me regjimin për azilin e familjes Popa që kërkoi strehim në Ambasadën Italiane

63
0

VNA sjell në rubrikën “Histori të Harruara” letrën e Giulio Andreottit për çështjen e familjes Popa, dhjetor 1985. Në dhjetor 1985, Shqipëria ishte ende një nga vendet më të izoluara në Europë. Kufijtë ishin të mbyllur, liria e lëvizjes e ndaluar, fjala e lirë e panjohur. Në këtë realitet represiv, gjashtë anëtarë të familjes Popa – Aleksandër Popa, hynë në Ambasadën Italiane në Tiranë dhe kërkuan strehim politik, duke deklaruar se ishin të persekutuar.

Ishte një akt i rrallë guximi në zemër të diktaturës.

Ndërsa regjimi u trondit nga kjo ngjarje e paprecedent, më 21 dhjetor 1985, ministri i Jashtëm italian Giulio Andreotti i shkruante homologut shqiptar Reis Malile.

Dokumenti, që VNA sjell sot në “Histori të Harruara”, është dëshmi e qartë e përplasjes mes një regjimi që mohonte përndjekjen politike dhe një shteti perëndimor që nuk mund ta injoronte kërkesën për azil.

Në letër, Andreotti konfirmon se gjashtë qytetarët kanë kërkuar strehim si të persekutuar politikë. Ai thekson se çështja do të trajtohej në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe nën presionin e “ndjeshmërisë ekstreme të opinionit publik dhe të Parlamentit italian” për të drejtat e njeriut. Një formulim diplomatik, por me peshë politike të qartë.

Regjimi shqiptar, i cili zyrtarisht mohonte ekzistencën e përndjekjes politike, u përball me një realitet të pakundërshtueshëm: qytetarë që kërkonin mbrojtje nga shteti i tyre, brenda kryeqytetit.

Familja Popa do të qëndronte për vite brenda ambienteve të ambasadës, duke u kthyer në një simbol të gjallë të izolimit shqiptar dhe të frikës që prodhonte sistemi. Rasti i tyre ishte një pararendës i asaj që do të shpërthente pesë vite më vonë me ambasadat e vitit 1990.

Letra e Andreottit nuk është thjesht një shkresë diplomatike. Është një dokument që dëshmon se edhe në kulmin e izolimit, e vërteta për represionin e regjimit depërtonte përtej mureve.

Letra e Andreottit për Tiranën në 1985. Përballja me

Letra e Andreottit për Tiranën në 1985. Përballja me