Ballina Aktualitet Rrëshqitjet në aksin Përrenjas-Librazhd, drejtori i ARRSH: Nuk kemi një afat për...

Rrëshqitjet në aksin Përrenjas-Librazhd, drejtori i ARRSH: Nuk kemi një afat për rrugën e re

71
0

Drejtori i ARRSH, Ami Kozeli, ka folur për ndërtimin e rrugës së re, pas rrëshqitjeve të dheut në aksin Përrenjas-Librazhd.

Ai u shpreh se nuk ka ende një afat kohor për përfundimin e hetimeve, teksa sërish përgënjeshtroi deklaratat se fenomeni ka ndodhur si pasojë e marrjes së inerteve në lumin Shkumbin.

“Ky aks i ri është 1.3 km nuk mund të them një afat konkret kohor. Përgënjeshtroj që fenomeni ka ndodhur si pasojë e marrjes së inerteve. IKMT ka zhvilluar kontrollet dhe nuk ka rezultuar që kjo ka ndodhur si pasojë e punimeve të kompanisë kontraktore. Në atë zonë prej vitesh ka erozion”, tha ai.

Po ashtu, është vendosur shembja e urës aktuale, e cila është jashtë funksionit për shkak të rrëshqitje të dherave. Si shkaqe të prishjes së rrugës, kreu i ARRSH renditi reshjet e dendura si dhe erozionin lumor.

“Nga analiza e situatës, rezulton se shkaku kryesor është ndikimi i reshjeve intensive, erozioni lumor dhe saturimi i masivit të tokës, që ka sjellë pamundësi për ndërhyrje të menjëhershme.”