Ballina Aktualitet Shembet dhe pista 190 milionë euro e Formulës 1 në Elbasan

Shembet dhe pista 190 milionë euro e Formulës 1 në Elbasan

81
0

Një nga investimet më të përfolura, por edhe më të shtrenjta duket se ka filluar të shembet ende pa u përuruar. I vendosur në listën e projekteve prioritare, me një kosto totale prej 190 milionë eurosh, Auto Moto Parku i Elbasanit po çahet ende pa mbaruar punimet.

Sipas pamjeve të bëra publike në rrjetet sociale, asfalti në disa segmente të pistës paraqitet i çarë dhe i shembur pothuajse plotësisht.

Dëmtime duken të konsiderueshme, duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi cilësinë e punimeve dhe standardet e zbatuara gjatë ndërtimit.

Auto Moto Park është një projekt, i cili shtrihet në një sipërfaqe prej 50 hektarësh përgjatë lumit Shkumbin. Ky investim parashikon ndërtimin e një piste garash për makina 4.4 kilometër të gjatë dhe përvec saj ai do të përmbajë Akademinë Kombëtare të Sigurisë Rugore, Muzeun Retro dhe Akademinë e Restaurimit të Mjeteve Historike.

Kryeministri Edi Rama u tha shqiptarëve se ky investim nuk është thjesht një cirkuit për gara, por një motor i ri që i vendoset ekonomisë shqiptare dhe që do të gjenerojë përfitime të disa natyrave.

“Ambicia është që Shqipëria 2030 të jetë vendi mikpritës i garës së Formula 1 diçka e pakonceptueshme pak kohë më parë. Modeli ynë është qendra në Vjenë por me skuadrën teknike të F1, që ka punuar studioja e përzgjedhur nga konkursi ndërkombëtar është ndërtuar një projekt që brenda vetë familjes se cirkuiteve të F1 është inovativ për një sërë zgjidhjesh,” tha Rama./kapitali