Ballina Politika Situata alarmante me rrugët!/ “Nuk është faji i gjeologjisë, por i babëzisë”,...

Situata alarmante me rrugët!/ “Nuk është faji i gjeologjisë, por i babëzisë”, Meta: Korrupsioni skizofrenik i Ramës, arsyeja e shembjes së akseve

58
0

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në rrjetet sociale ka denoncuar situatën alarmante me rrugët në jug të vendit.

Ai u shpreh se “nuk është faji i gjeologjisë, por është faji i babëzisë”, duke rikujtuar se kishte paralajmëruar vite më parë shembjen e rrugës Korçë-Ersekë.

Meta shtoi se “nuk është as faji i Shkumbinit dhe as faji i shiut, por është faji i “Diellës” (Edi Ramës) dhe korrupsionit të saj (tij) skizofrenik, arsyeja pse po shemben rrugët, nga Veriu në Jug”.

Reagimi i plotë:

𝐍𝐮𝐤 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐟𝐚𝐣𝐢 𝐢 𝐠𝐣𝐞𝐨𝐥𝐨𝐠𝐣𝐢𝐬𝐞̈, 𝐩𝐨𝐫 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐟𝐚𝐣𝐢 𝐢 𝐁𝐀𝐁𝐄̈𝐙𝐈𝐒𝐄̈!

Ja si e paralajmërova nga Shkodra, më 10 shkurt 2024, se si do të shembej rruga Korçë-Ersekë.

Dini gjë a u hetua?

A u dënua njeri?

A u zbulua ndonjë përgjegjësi penale për projektuesin?

Për ndërtuesin?

Po për supervizorin?

Nuk është as faji i Shkumbinit dhe as faji i shiut, por është faji i “Diellës” (Edi Ramës) dhe korrupsionit të saj (tij) skizofrenik, arsyeja pse po shemben rrugët, nga Veriu në Jug..

Jo për një rrugë, jo për një pallat, por edhe për të ndërtuar një shtëpi duhet studim gjeologjik dhe hidro-gjeologjik.

Por babëzia nuk pyet. Ndaj dhe rrugët shemben njëra pas tjetrës.

Ky është çmimi i rëndë i korrupsionit skizofrenik që po paguajnë sot të gjithë shqiptarët.