Ballina Kronika SPAK kërkon dënimin me shërbim prove për shokun e llir Prodës

SPAK kërkon dënimin me shërbim prove për shokun e llir Prodës

64
0

SPAK shpalli pretencën për ish-shefin e qarkullimit rrugor Roven Zeka dhe kërkoi dënimin me 4 vite heqje lirie për akuzën e korrupsionit kryer në bashkëpunim.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu reduktua në 2 vite e tetë muaj burgim. Ndërsa u konvertua përfundimisht me 3 vite shërbim prove.

I njëjti dënim u kërkua dhe për oficerin Sokol Novakun, ndërkohë që për bashkë të pandehurin tjetër Bledi Belba u kërkua dënimi me 1 vit e 6 muaj. Zeka, njeriu i besuar i Ilir Prdës dhe vartësit akuzohen se morën 2 mijë euro për të mos arrestuar një grua, e cila ishte e përfshirë në një aksident.