Trajneri Roberto D’Aversa, pasi mori frenat e Torinos, u ndal të fliste edhe për mbrojtësin e kombëtares tonë, Ardian Ismajli. D’aversa vlerësoi në maksimum Ismajlin, teksa shprehet se është e vështirë të gjesh lojtarë si ai.
“Ismajli pati sezonin e tij më të mirë, por pati edhe probleme. Është luftëtar, luajti me dorë të thyer. Është e vështirë të gjesh lojtarë si ky sot, me këtë shpirt”, është shprehur Roberto D’Aversa. Ismajli ka luajtur 17 ndeshje deri tani në sezonin e parë në Torino.







