Ballina Aktualitet Wizz Air njofton mirëmbajtje të sistemeve më 25 shkurt, rezervimi dhe check-ini...

Wizz Air njofton mirëmbajtje të sistemeve më 25 shkurt, rezervimi dhe check-ini online përkohësisht do jenë të pamundura

80
0

Wizz Air do të pezullojë përkohësisht qasjen në platformat e rezervimeve dhe shërbimet digjitale për klientët, ndërsa kompania kryen një përditësim të planifikuar të sistemeve, me qëllim përmirësimin e besueshmërisë, stabilitetit dhe përvojës së përgjithshme të klientit.

Ndërprerja e planifikuar do të zhvillohet gjatë intervalit të mëposhtëm:

25 shkurt, ora 23:00 CET – 26 shkurt, ora 08:00 CET

Gjatë kësaj periudhe, klientët nuk do të kenë mundësi të aksesojnë disa shërbime digjitale, përfshirë:
• Rezervimin e fluturimeve të reja
• Ndryshimin e rezervimeve ekzistuese
• Check-in online
• Funksionet e rezervimit përmes aplikacionit celular të Wizz Air
• Përdorimin e voucher-ave dhe shërbime të lidhura me llogarinë

Të gjitha operacionet e fluturimeve do të vazhdojnë sipas planifikimit dhe pasagjerët që kanë kryer tashmë check-in ose kanë shkarkuar kartat e imbarkimit nuk do të preken.

“Ne jemi të përkushtuar të ofrojmë një përvojë të qëndrueshme dhe të besueshme për klientët tanë. Ky përditësim i planifikuar do të përmirësojë më tej sistemet tona dhe do të mbështesë zhvillime të ardhshme në platformat tona digjitale. Falënderojmë klientët për mirëkuptimin e tyre teksa realizojmë këtë punë thelbësore për një përvojë edhe më të mirë,” – u shpreh Vera Jardan, Menaxhere e Komunikimeve Korporative në Wizz Air.

Wizz Air rekomandon që pasagjerët që udhëtojnë gjatë periudhës së ndërprerjes të kryejnë check-in online dhe të shkarkojnë kartat e imbarkimit përpara fillimit të ndërprerjes së planifikuar të sistemit.

Megjithatë, nëse është e nevojshme, gjatë kësaj periudhe do të ofrohet check-in në aeroport pa pagesë.

Linja ajrore pret që të gjitha shërbimet të rikthehen plotësisht menjëherë pas përfundimit të periudhës së mirëmbajtjes.