Ballina Politika Enigma/ Refuzon të mbrohet personalisht, mesazhi sekret i Ballukut

Enigma/ Refuzon të mbrohet personalisht, mesazhi sekret i Ballukut

98
0

Po të shikosh linjën e mbrojtjes së Belinda Ballukut vë re një fakt, që nuk ka asnjë precedent më parë: Ajo refuzon të mbrohet personalisht kundër akuzave.

Të enjten, kur grupi parlamentar i PS-së do të shqyrtojë fatin e imunitetit të saj, ajo nuk do të flasë. Në axhendën e mbledhjes së shpërndarë nga PS, kanë nga 2 minuta kohë për të folur shumë ministrja, por jo zv/kryeministrja.

Të njëjtën strategji heshtjeje ajo zgjodhi edhe në dy herët që u mblodh komisioni parlamentar për mandatet dhe imunitetet, ku përballë prokurorëve të SPAK, ajo dërgoi motrën e saj avokate, por vetë nuk u paraqit. Ndryshe nga Veliaj ajo nuk shkoi as në seancën e shqyrtimit të pezullimit në Gjykatën Kushtetuese.

E vetmja herë që ka marrë fjalën, që pasi u shpall e pandehur, ka qenë një paraqitje pa thelb në tribunën e kuvendit, kur refuzoi të merret me akuzat, me përgjimet e bëra publike, me mënyrën se si paracaktonte tenderat etj, por duke thënë në mënyrë qesharake se “në këtë vend nuk ta falin suksesin”. Kjo kokfortësi për të mos dhënë një version të sajin për ngjarjen e kërkon një shpejegim.

Pa dyshim ajo nuk lidhet me ndonjë skrupull moral, apo me një shenjë pendese që nuk janë karakteristike për rilindasit, e aq më pak për zonjën në fjalë. Me mungesën Balluku me siguri do të përcjellë një mesazh: “ato për të cilat akuzohen nuk i kam bërë për vete, por për të zbatuar urdhërat, prandaj i cakton urdhëruesit të më mbrojë”. Dhe në realitet kështu po ndodh, deri tani Edi Rama ka folur dhjetë fish më shumë për të mbrojtrur zëvendësen ndërkohë që ajo ka heshtur. Madje ai ka shkuar më tej: ka deklaruar publikisht se ajo ka dashur të japë tre herë dorëheqjen, por ai vetë se ka lejuar.