Ballina Lifestyle Iu përmend emri në dosjen e Epstein, reagon Misse Beqiri

Iu përmend emri në dosjen e Epstein, reagon Misse Beqiri

68
0

Modelja shqiptare Misse Beqiri ka reaguar pasi emri i saj është përfshirë në dokumentet që lidhen me financierin e ndjerë amerikan, Jeffrey Epstein.

Sipas raportimeve të mediave britanike, Beqiri e ka takuar Epstein në vitin 2011, në një periudhë kur ndodhej në fillimet e karrierës së saj në modeling. Burime pranë modeles theksojnë se në atë kohë ajo nuk kishte dijeni për të kaluarën kriminale të tij dhe se kontakti mes tyre kishte ardhur si rezultat i premtimeve për mundësi profesionale.

“Ajo u trondit kur mësoi se emri i saj ishte përmendur në dokumente. Ishte shumë e re në atë periudhë dhe nuk e dinte kush ishte ai,” është shprehur një burim pranë saj.

Sipas të njëjtit burim, Beqiri kishte pranuar ta takonte pasi Epstein i kishte premtuar kontrata modelingu dhe mbështetje për karrierën e saj. “Nuk ndodhi asgjë mes tyre. Ishte një modele e re që përpiqej të ndërtonte rrugën e saj. Sot ajo e sheh atë takim si një gabim dhe shpreh keqardhje për viktimat e kësaj çështjeje. Ajo është e bindur se nuk ka bërë asgjë të gabuar,” thuhet më tej.

Raportimet mediatike pretendojnë se Epstein kishte shfaqur interes të madh për modelen, duke i ofruar udhëtime me avion privat drejt Parisit për evente mode dhe madje dhurata luksoze. Takimi i tyre i parë thuhet se ka ndodhur në rezidencën e tij në Manhattan. Sipas burimeve, Beqiri ishte surprizuar nga disa elementë të pazakontë në ambientet e brendshme, por kishte zgjedhur të qëndronte me shpresën se mund të përfitonte profesionalisht.

Misse Beqiri u bë e njohur ndërkombëtarisht pas martesës me ish-portierin e Manchester United, Anders Lindegaard, me të cilin u martua në vitin 2016. Çifti kanë një djalë, Julian. Më pas, ajo pati një marrëdhënie të komentuar me Jake Hall, nga e cila lindi vajza e tyre, River.

Çështja Epstein vazhdon të mbetet një nga skandalet më të mëdha të viteve të fundit, me dokumente që kanë përfshirë emra të shumtë nga bota e biznesit, politikës dhe showbiz-it.