Ballina Sport Juve, “ndizet” pista Vlahovic, “Zonja e Vjetër” në kërkim të një “bomberi”

Juve, “ndizet” pista Vlahovic, “Zonja e Vjetër” në kërkim të një “bomberi”

55
0

I “zhdukur” prej 3 muajsh, por në Torino, Dusan Vlahovic mbetet një nga lojtarët më të lakuar, kjo për disa arsye. Zëvendësuesit e tij, David dhe Openda kanë zhgënjyer shumë, duke bërë që Spalletti dhe tifozët të presim me padurim rikthimin e serbit. Nga ana tjetër, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” prej kohësh po përpiqen të bindin sulmuesin që të firmos kontratën e re pasi nuk dëshirojnë ta humbasin falas në fund të këtij sezoni, kohë kur i përfundon edhe kontrata.

Vlahovic dhe përfaqësuesit e tij kanë refuzuar shpesh në të kaluarën çdo tentative për të rinovuar, por asgjë nuk ka përfunduar. Gjatë kohësh kur Vlahovic ka qenë i dëmtuar, që nga 29 nëntori, palët janë afruar pak më shumë, por sërish firma mbetet larg. “TuttoSport” shkruan se drejtuesit e Juves kanë parashikuar një takim me agjentët e Vlahovic për të gjetur një akord, por përfaqësuesit e serbit nuk heqin dorë nga kërkesat ekonomike, kërkojnë të njëjtën pagë që Vlahovic përfiton aktualisht, por Juve nuk ka ndërmend të kalojë shumë mbi tavanin e vendosur kohë më parë, 6 milionë euro pa.

Me Vlahovic që nuk e ka të sigurt të ardhmen e tij në Torino, Juve është e detyruar të shoh tregun për të tjerë opsion. Në listën e dëshirave janë dy njohje të vjetra, Osimhen dhe Kolo Muani. Ish sulmuesi i Napolit nuk e ka fshehur dëshirën e tij për t’u rikthyer në Serie A, Juve është një opsion, por sigurisht jo i lehtë. Alternativa më e mundshëm është ajo e Kolo Muanit, një lojtar që la një shije të mirë në Torino duke realizuar 10 gola në 22 ndeshje. Aktualisht sulmuesi francez që është në formë huazimi te Tottenham, ndërsa në fund të sezonit Juve mund të negociojë edhe një herë me PSG për të blerë përfundimisht kartonin e tij.