Ballina Ekonomia Kadastra: 3449 vendime legalizimi të patërhequra në Tiranë, Kamzë dhe Vorë

Kadastra: 3449 vendime legalizimi të patërhequra në Tiranë, Kamzë dhe Vorë

65
0

Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) njofton se në Drejtoritë Vendore të Tiranës, Kamzës dhe Vorës rezultojnë 3449 Vendime Legalizimi të patërhequra ndër vite.

ASHK fton qytetarët përfitues të verifikojnë nëse emri i tyre figuron në listat e publikuara në rubrikën “Publikime”, në faqen zyrtare të institucionit.

Listat me vendime të patërhequra 

Qytetarët që gjejnë emrin në listë duhet të paraqiten pranë Drejtorive Vendore të ASHK-së në rrugën “Jordan Misja”, të pajisur me kartë identiteti, për të tërhequr vendimin përkatës.

Listat janë publikuar sipas drejtorive vendore: Tiranë Jug, Tiranë Veri, Tiranë Rurale 1, Tiranë Rurale 2, Kamzë–Vorë.

Pas tërheqjes së Vendimit të Legalizimit, përfituesit mund të aplikojnë përmes portalit e-Albania për regjistrimin e pasurisë, si dhe për t’u pajisur me certifikatën e pronësisë, hartën kadastrale dhe kartelën e pasurisë.