Ballina Aktualitet Protestë kundër ndalimit të monopatinave, qytetarët mblidhen sot para Ministrisë së Brendshme

Protestë kundër ndalimit të monopatinave, qytetarët mblidhen sot para Ministrisë së Brendshme

45
0

Këtë të mërkurë në kryeqytet do të zhvillohet një protestë kundër urdhrit të Ministrisë së Brendshme për ndalimin e monopatinave elektrike. Tubimi është paralajmëruar të nisë në orën 11:00, përballë godinës së Ministrisë së Brendshme në Tiranë.

Protesta është njoftuar nga organizata “Qëndresa Qytetare”, e cila u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë me moton: “Merre monopatinën dhe hajde protesto”. Sipas tyre, më herët ishte komunikuar se ndalimi do të ishte i përkohshëm dhe do të zgjaste vetëm një muaj.

Ndërkohë, disa ditë më parë, ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, deklaroi në një konferencë për shtyp se vendimi për ndalimin e monopatinave është i nevojshëm deri në krijimin e infrastrukturës së përshtatshme për qarkullimin e tyre. Ajo theksoi se masa është marrë për shkak të shqetësimeve të qytetarëve dhe për rritjen e sigurisë rrugore.