Ballina Opinion Rrugë që s’vijnë kurrë në Skrapar

Rrugë që s’vijnë kurrë në Skrapar

57
0

Nga Klevis Bakillari

Është faji i Zhyl Vernit që Skrapari nuk u zbulua kurrë… Sepse ai na mësoi të ëndërrojmë për qendrën e tokës, për fundin e detit e për udhëtime në hënë, por askush nuk na mësoi të zbulojmë atë që kemi para syve.
U shkruan romane për botë të largëta, por për Skraparin nuk u shkrua asnjë projekt serioz. Dhe sot, pas kaq vitesh, vazhdojmë të sillemi sikur është një territor i panjohur – jo nga mungesa e hartave, por nga mungesa e vullnetit.
Ndoshta nuk është faji i Zhyl Vernit… por i atyre që e lanë Skraparin vetëm në faqet e harresës.

Aq i harruar është Skrapari, sa duhet të lindë një tjetër Zhyl Vern dhe të gërmojmë në librat e tij.U udhëtua në qendër të tokës, në fund të detit e deri në hënë, por jo në zemër të Skraparit.