Ballina Aktualitet Shembja e rrugës Librazhd–Prrenjas, Prokuroria kërkon dokumentet nga ARRSH dhe Ministria e...

Shembja e rrugës Librazhd–Prrenjas, Prokuroria kërkon dokumentet nga ARRSH dhe Ministria e Infrastrukturës

57
0

Prokuroria e Elbasanit, e cila po heton për shembjen e rrugës Librazhd–Prrenjas, ka kërkuar dokumentacion pranë disa institucioneve. Grupi i prokurorëve ka dërguar shkresë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, ku kërkon marrjen e dokumenteve që lidhen me projektin e rrugës, si dhe me procedurat e tenderimit.

Burimet pohojnë se shkresa u janë dërguar edhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Drejtorisë së Gjeologji-Minierave.

Prokurorët po hetojnë për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike”, “Shkatërrimi i rrugës”, si dhe “Ndotja e ajrit, ujit apo tokës”.

Aksi rrugor Librazhd–Prrenjas është bllokuar tërësisht pas shembjes së një masivi dheu.