Në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian, eurodeputeti Fredi Beleri tha se Shqipëria ka një krizë domethënëse institucionale midis ekzekutivit dhe gjyqësorit për shkak të korrupsionit.
Duke folur në Komisionin e Jashtëm të PE, Beleri shtoi gjithashtu se 2/3 e vendit nuk furnizohet me ujë 24 orë. Beleri e vuri theksin edhe te parregullsitë që autoritetet shqiptare kanë treguar me fondet e BE, si rasti OLAF.
“Në Shqipëri ka një krizë domethënëse institucionale midis ekzekutivit dhe gjyqësorit për shkak të korrupsionit. 2/3 e vendit nuk furnizohet me ujë 24 orë. Kemi parë parregullsi me fondet e BE. Rasti OLAF një ndër to. Dua të shoh progres dhe Shqipërinë në BE.
Nëse ky raport përpiqet thjesht ta prekë, përkundër paraqitjes së realitetit siç është, nuk do të kontribuojë në reformat e nevojshme. Do mbështes amendamentet që do të paraqesin kolegët”,- tha Beleri gjatë prezantimit të draft-raportit për progresin e Shqipërisë.







