Ballina Politika “Erërat artificiale rrezikojnë të na ngatërrojnë me këmbët tona”, Rama përmend udhëkryqet:...

“Erërat artificiale rrezikojnë të na ngatërrojnë me këmbët tona”, Rama përmend udhëkryqet: Sot po sprovohet aftësia jonë udhëheqëse!

62
0

Kryeministri Edi Rama teksa foli për rreziqe nga të cilat Shqipëria kanoset dhe rrezikon që të ngelet në vend numëro, flet për ngjitje të vendit ende më lartë.

Gjithashtu ai nënvizoi se me zhvillimet e ndodhura , ‘aftësia udhëheqëse po sprovohet’, ndërsa shtoi se rruga drejt BE mbetet ajo më e rëndësishmja.

Është një udhëkryq mjegullash botëkuptimore dhe erërash artificiale që rrezikojnë të na ngatërrojnë me këmbët tona. Gjë që u ka ndodhur më parë edhe vendeve të tjera dhe partive të tjera. Sot po sprovohet faktikisht aftësia jonë udhëheqëse , pikërisht kur duhet të ngjitemi ende më lart dhe kur tanimë diferencën mes pikës ku jemi dhe ku duhet të mbërrijmë e bën çdo detaj çdo ditë nga mënyra se si ne e shfrytëzojmë ditën. Është ende më e vështirë që të ngjitesh më lart sot dhe po të shohësh edhe dinamikën dhe natyrën e sfidave në procesin e negociatave kjo bëhet edhe më evidente. Sepse çdo hap i ri vjen me një sfidë më komplekse dhe për këtë duhet më shumë përgatitje dhe më shumë forcë. Më e rëndësishmja është Shqipëria në BE,. Sot më 26 shkurt ne jemi më afër anëtarësimit nga sa ishim në 26 janar. Ky është fakt sepse e tillë është shpejtësia me të cilin po ecim falë volum të madh të punës që po bëjmë bashkë. Në fund të janarit kaluam në Kuvend një sërë ligjesh…”, tha ndër të tjera ai.